Një grua dhe një vajzë i japin fund jetës, vetëhelmohen në Durrës

Një grua dhe një vajzë 14-vjeçe i kanë dhënë fund jetës përmes vetëhelmimit.

Të dyja rastet janë shënuar në zonat periferike të Durrësit.

Gruaja, 36-vjeçe me inicialet V.Xh. nga fshati Rubjekë i Maminasit, banuese në Prezë është vetëhelmuar e për pasojë ka gjetur vdekjen në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht deklarohet se gruaja ka qenë në gjendje depresive. Grupi hetimor po heton edhe mbi marrëdhëniet e saj bashkëshortore, apo probleme të tjera që mund ta kenë shtyrë drejt flijimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëhelmimi tjetër është regjistruar në fshatin Katund i Ri. Një vajzë vetëm 14-vjeçe i ka dhënë fund jetës përmes konsumimit të një sasie fostoksine.

E mitura nuk ka lënë asnjë mesazh për aktin që mori, por nga hetimet paraprake, bazuar në dëshmitë e familjarëve, rezulton se vajza për shkak të një problemi shëndetësor, nga një ndërhyrje kirurgjike, ishte mbyllur shumë në vetvete kohët e fundit.

Familjarët e kanë çuar atë fillimisht në spitalin e Durrësit e më pas në Tiranë për ndihmë të specializuar, por e mitura nuk ka mundur të mbijetojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?