Një humbje jete në 24 orët e fundit, dhe mbi 3 mijë raste aktive nga Covid-19

Një qytetar nga Librazhdi 71-vjeç, nuk e ka fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1200 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 335 qytetarë.

”119 në Tiranë, 28 në Shkodër, 16 në Vlorë, 15 në Fier, 14 në Durrës, 11 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Lushnje, Devoll, nga 8 qytetarë në Krujë, Divjakë, Sarandë, 7 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Korçë, Berat, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mallakastër, Peqin, nga 4 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 3 qytetarë në Pukë, Vorë, Pogradec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Dropull, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetar në Kukës, Lezhë, Dibër, Roskovec, Patos, Përmet, Memaliaj, Maliq, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Librazhd”.

Janë 3,090 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 15 pacientë. Janë shëruar 363 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,533 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 335
Të shëruar në 24 orë 363
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1200
Testime totale 1,962,201
Raste pozitive 328,206
Raste të shëruara 321,533
Raste Aktive 3,090
Humbje jete 3,583

SHKARKO APP