Një humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri, 3 raste të reja!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3583 testime nga të cilat 3 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa po merr trajtim spitalor të specializuar 1 pacient.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      1

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3853

 

Testime totale            792,878

Raste pozitive             132,509

Raste të shëruara        129,982

Raste Aktive                 71

Humbje jete                  2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28

Shkodër       18

Lezhë           6

Durrës          5

Elbasan       5

Berat             3

Dibër             2

Kukës           2

Fier              1

Vlorë             1

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?