Një i plagosur dhe një në kërkim pas sherrit mes të rinjve në Lushnje

Një sherr për motive të dobëta mes dy të rinjve ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje ka përfunduar me plagosjen e një 17 vjeçari. Gjithçka ka ndodhur mes të lënduarit me inicialet L.Q., 17 vjeç dhe 25 vjeçarit A.M., me banim në Kashtëbardhë të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në fshatin Kashtëbardhë, teksa dy të rinjtë janë konfliktuar mes tyre. 17 vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku pas marrjes së ndihmës së nevojshme ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se 25 vjeçari është shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

SHKARKO APP