”Një kryengritje e përgatitur”, Erl Murati për sulmin në Veri: Fajtorët duhen kërkuar në Beograd

Gazetari i njohur, Erl Murati thotë se sulmi në Banjskë nuk është një rebelim i momentit, por një kryengritje e përgatitur shumë mirë, pasi e faktuan armatimet e rënda. Ndërsa në lidhje me arrestimin e ish- nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, Murati tha se ai ka mbrojtjen e presidentit serb Vuçiç dhe gjithë serbëve.

“Do ishte naivitet të besohet se Radoiçiç veproi me kokën e vetë. Ne pamë një njësi ushtarake të armatosur rëndë e cila po përgatitet për një kryengritje. Nuk kemi të bëjmë me një rebelim të momentit. Kjo njësi ishte trajnuar për këtë akt terrorist. Janë frymëzuar nga politikat e Vuçiç.

Fajtorët e vërtetë duhen kërkuar në Beograd dhe Kurti me të drejtë i vuri gishtin Serbisë dhe Vuçiç. Nuk ishte një incident i izoluar por një njësi që ishte përgatitur. Besoj se përgjegjësia duhet kërkuar në Beograd. Radoiçiç ka mbrojtën e Vuçiç dhe serbëve. Bën mirë që edhe Tirana të kërkojë të njëjtën gjë si ndërkombëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka pse të mbajë një qëndrim të baraslarguar për Kosovë , pasi jemi bashkë. Tiranë duhet të jetë e para që nuk duhet të vejë në diskutim territorin e Kosovës. Nëse Tirana nuk kontribuon në të mirë të Kosovës, duhet të heshtë”, tha Murati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?