Një muaj pas tërmetit tragjik, banorët e Durrësit thonë se nuk u është dhënë asnjë zgjidhje

Tashmë është bërë një muaj nga rënia e tërmetit që goditi vendin i cili shkaktoi një numër të konsideruar vikitmash dhe dëme të mëdha në materiale.

Abcnews.al raporton se në bazë të inspektimeve të bëra në Durrës shumë nga objektet kanë dalë jashtë përdorimit.

Ndërkohë janë shembur 61 objekte, 58 prej tyre në rrethin e Durrësit.

Durrësi është qarku që është prekur më shumë nga tërmeti. Ende qyteti nuk është në ritmet e duhura. Ajo çfarë shihet është se shumë nga banorët këto festa kanë preferuar  ti kalojnë jashtë vendit për shkak se trauma e përjetuar vazhdon të jetë e rëndë.

Në krahasim me vitet e mëparshme ku shihej një numër i lartë emigrantësh që ktheheshin në Shqipëri shumë nga qytetarët kanë preferuar të jenë larg Durrësit.

Ndërkohë pritet të kryhet inspektimi total i të gjitha objekteve dhe do të vendoset se kur do të fillohet ndërtimi.

Në lagjen 13 në Durrës banorët shprehen për gazetarin Andi Qosja se inspektorët nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje. “Askush nuk ka ardhur të thotë se çfarë duhet të bëjmë”, shprehen banorët.

Një prej banorëve ,Tomorr Duda thotë se vijnë dhe nuk japin asnjë përgjigje: “kemi mbetur si peshku pa ujë, kemi marrë dhenë me qera. Kemi shkuar në Bashki dhe asnjë përgjigje”, shprehet ai.

Gjithashtu ai thotë se një sizmiolog ka parë banesat por nuk ka dhënë përgjigje nëse është i banueshëm apo i pabanueshëm.

Një prej tyre tregon se ka ngritur shqetësimin në Bashki, kanë mbledhur edhe firma, gjithashtu i ka drejtuar një letër kryeministrit për zgjidhje të problemit. Ai thotë se presin akt ekspertimin për shkak se ka paqartësi në verifikimin e ndërtesave.

Nje muaj pas termetit tragjik, banoret thone se nuk u kane dhene asnje zgjidhje

SHKARKO APP