Një natë më parë shoferi i Ndojës doli nga reanimacioni
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur nga atentati në mblikalimin e Shkozetit. 24-vjeçari mbrëmjen e djeshme ka dalë nga reanimacioni drejt pavijonit, pasi gjendja e tij ishte më e mirë. Mëngjesin e sotëm ai ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe është ridërguar në reanimacion, (pasi dyshohej për tromboemboli), ku dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh. Prej ditës së premte ai ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë por nuk ka mundur të mbijetojë pas dy plumbave në afërsi të mushkërive dhe një në shtyllën kurrizore.
Atentati, ndërron jetë shoferi i prokurorit Ndoja