Një në 5 nxënës në shkollë private, ja qyteti shqiptar që kryeson listën

Shqiptarët e duan shkollimin. Një në 5 nxënës në qytetin e Shkodrës ndjek mësimin në një shkollë private! Nga gjithë qytetet e tjera, Shkodra ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që ndjekin arsimin privat. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, publikuar në Monitor.al, ka një dallim të ndjeshëm mes Shkodrës, Vlorës, Fierit madje dhe Tiranës, përsa i përket zgjedhjeve që bëjnë për arsimin e fëmijëve të tyre.

Qytetet e përmendura më lart, janë ato me numrin më të lartë të nxënësve që shkojnë në shkolla private, ku në krye të listës qëndron Shkodra. Qarku i Kukësit dhe Dibrës nuk ka arsim të mësëm privat.

Një tjetër fenomen që vihet re nga të dhënat e publikuara gjatë viteve, është ulja e vazhdueshme e numrit të nxënësve që ndjekin arsimin para universitar. Në vitin shkollor 2018-2019 morën pjesë në arsimin para universitar 502.120 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,6 %, krahasuar me vitin shkollor 2017-2018. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grup moshës që i përket arsimit para universitar.

Në vitin shkollor 2018-2019, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 78,942 fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,6 %, ndërsa morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 306,530 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,1 %, krahasuar me vitin paraardhës.

SHKARKO APP