Një nënë akuzon edukatoren e kopshtit për dh*në ndaj fëmijës

Erjola Struga, e vetme protestoi këtë të hënë para Prokurorisë së Korçës, pasi kërkon përshpejtimin e hetimeve për edukatoren e kopshtit numër 9 në qytet. Sipas saj, edukatorja i ka dhunuar fëmijën dhe duhet të dënohet për këtë.

”Unë kam bërë protestë në heshtje por kumbuese e për ata prindër që kanë përjetuar të njëjtën gjë e nuk kane mundur te flasin. Duhet të jetë kumbuese edhe për institucionet, edhe për drejtorinë e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë e Korçës të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj edukatoreve. Në prokurori kam dalë sepse kërkoj që të bëhet përshpejtimin e hetimeve, nuk mund të them qëllimshme por është e papranueshme të bëhet një zgjatje e tillë e hetimit dhe nuk është marrë asnjë masë“, thotë ajo.

Drejtues të kopshtit nr. 9 të qytetit të Korçës mohojnë kategorikisht të ketë pasur dhunë ndaj fëmijës së shtetases Erjola Struga, e shtojnë se ndaj kësaj shtetase është kryer një kallëzim në prokurori për mashtrim publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?