Një nënë e re shqiptare bie nga kati i tretë i ballkonit në Itali, humbet jetën
Aktualitet E Enjte, 4 Gusht 2022 18:46
Një grua shqiptare 43-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Tragjedia ka ndodhur të mërkurën e 3 Gushtit në një pallat në Rovato.
Gruaja banonte në një apartament në katin e dytë. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë urgjenca dhe policia, por fatkeqësisht ishte shumë vonë për të ndërhyrë.
43-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve. Deri më tani janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Policia ka nisur hetimet.