Një nga jahtet më të mëdhenj në botë ndalon në Sarandë (VIDEO)
ZCEU9, një prej jahteve më luksozë në botë me flamur të ishujve Bermude dhe pronar rus, ka prekur ujrat e Portit të Sarandës, një vit pasi është ndërtuar.
Jahti që ka ngjallur kuriozitet të lartë është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë dhe udhëton vetëm me ekuipazhin prej 15 anëtarësh. Arsyeja e zbarkimit në Sarandë është për t’u furnizuar me naftë.
Anija do të blejë 840 mijë litra naftë në portin shqiptar. Deri tani, 36 autobotë nafte kanë filluar shkarkimin për furnizimin e anijes. Furnizimi pritet të vazhdojë deri në orët e mëngjesit.
Kjo ishte ndalea e parë ndërkombëtare që jahti luksoz me pamje të pazakontë kryen që pas regjistrimit të tij në portin e Hamiltonit.