Një nga të plagosurit në Lazarat, ish-­truprojë e Arben Ristanit dhe boksier

Përveç Ibrahim Bashës, që u vra, gjatë sulmit të djeshëm në Lazarat mbetën të plagosur edhe dy efeketivët e tjerë të RENEA­-s, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamiti.

Këta të fundit kanë deklaruar në spital, se janë gjendur përballë një sulmi të papritur. Hamitaj ka marrë një plagë në kokë, nga pjesa e përparme, por nuk rrezikon jetën. Ndërsa Isaj është goditur në shpatull, por edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Por, kush janë dy oficerët e plagosur. Jetmir Isaj është 37 vjeç. Ai është nga Shkodra. Më parë ai ka qenë pjesë e repartit të forcave special Brisku, që tani është pjesë e Policisë së Shtetit.

Isaj në vitin 2011, është caktuar që të jetë truproja personal i Arben Ristanit, atë kohë ish­kryetar I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka qenë boksier profesionist, madje është shpallur edhe kampion për moshta e reja. Isaj është babai i një djali dhe një vajze.

Edhe Perlat Hamitaj është i apasionuar pas boksit. Ai ka qenë sportiest dhe atlet. Ka vite që është pjesë e RENEA-­s. 

SHKARKO APP