“Një nga trafikantët shqiptar më të mëdhenj është në burg në Ekuador”

Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus se një nga trafikantët shqiptar më të mëdhenj është në burg në Ekuador. Ai thotë se “grupet e krimit që veprojnë në Londër janë kryesisht nga Mati, Dibra, Kuksi dhe Tropoja.”.

Deklaratat e Artan Hoxhës në “Kapital”

“Ne duhet të shohim natyrën e krimit me të cilën merren grupet tona jashtë dhe natyrat  janë të tipit trafik drroge, prostitucion, klandestinë, armë pak dhe zhvatje. Aty është përfitimi më i madh i parasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga grupet, një nga emrat më të mëdhenj të krimit në Shqipëri është i arrestuar dhe i burgosur në Ekuador. Kërkohet të paktën në gjysmën e vendeve të Europës. Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare. Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje. Është kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokaikën në burim, pra nëse ne merremi me canabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët. Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë. Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh.

Pse përmendet vazhdimisht Londra? E dini se kush janë grupet shqiptare që veprojnë në Londër? Janë kryesisht nga zona e Matit, nga zona e Dibrës, nga zona e Kuksit dhe nga zona e Tropojës. Ata që kur i rekrutojnë në fshatrate qyteteve më sipër, i rekrutojnë me të vetmin qëllim. Këtë njeri po e marr në një fshat të thellë të Dibrës, se do ta përdor për këtë qëllim atje. Për ta çuar këtë njeri në Londër, që nuk plotëson asnjë lloj kriteri që të shkojë atje, atëherë ai përdor transportin me avion, gomone, transportin me kamion. Përdor të gjitha mënyrat sepse e kanë fuqinë ekonomike dhe potenciale, që kur shqiptarët bëjnë transport me charter nga Hollanda dhe Belgjika për në Londër, do të thotë që ata kanë një fuqi monetare që se kanë problem të blejë avionin atje dhe ta përdorë. Kur shqiptarët bënin transport me avion të canabis-it drejt Iralisë në fillim, pilotët ishin Italian. Por ne kapëm pilotin nga Sevasteri i VLorës, pilotin tjetër nga Babica. Ne kishim tani dhe pilotin dhe avionin, i kishim tanët.

Unë po e them sot që në Shqipëri ka organizata kriminale që kanë buxhet të ardhurash më të larta se Ministria jonë e brendshme. Ata marrin përsipër operacione ndërkombëtare të trafikut që shteti ynë nuk ka asnjë shans që ti godasë këto grupe kriminale me mënyrën se si funksionon deri më sot dhe në mënyrën se si do ai të funksionojë.

Kur u zbulua që karteli i kalit kishte investuar 5-së million $ në zgjedhjen e Presidentit, u bë nami, doli populli në rrugë. Unë po them që pa frikë në Shqipër në zgjedhje janë investuar më tepër se 5-së milionë $, atje. Ska ndodhur asnjë gjë, nuk reagohet. Mënyra se si shoqeria jonë, shteti jonë rritet, maturohet, stabilizohet me mënyrën se si ecën krimi, janë shumë larg. Sot banditë që i kam parë duke grabitur në rrugë me këmishë në kokë, se nuk kishin as maskë, sot nuk guxon që ti thojë njeri bandit sepse ai është biznesmen  i nderuar.

Shqiptarët në Londër dhe në disa qytete të mëdha në Europë vërtetë janë bërë problematikë sepse pasi kanë kapur pakicën atje, po mundohen të zgjerohen pasi kanë potencial, kanë para, kanë njerëz dhe kanë mjete dhe po mundohen që ta kapin të gjithë rrjetin. Nëse ata do ta shisnin këtë sasi në tregun europian, shkon në 278 milion euro.

Kur policia shqiptare kap një sasi prej 12-të tonësh në një operacion të vetëm dhe në qarkullim, në treg nuk ndodh asnjë vrasje do të thotë se ti atij grupit nuk i ke shkaktuar ndonjë dëm të madh sepse ai ka arritur ta mbulojë shumë shpejtë atë humbje që ka pësuar.

Kur shteti godet fortë dhe ju shkakton dëme të mëdha, menjëherë kjo përkthehet në viktima në rrugë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?