Një ngarkesë u kap, çmimet e bananeve rriten me 35% në tregun vendas

Çmimet e bananeve kanë pësuar një rritje të shpejtë dy ditët e fundit, teksa tregtarët në pikat e pakicës e kanë shitur një kilogram rreth 35% më shumë.

Një kilogramë banane që në fillim të javës është shitur me rreth 170 lekë, në fundjavë u shit mesatarisht me 230 lekë.

Tregtarët thanë se çmimi është rritur nga grosistët. Tregu i shumicës është çrregulluar. Dy ditët e fundit tregtarët e pakicës thanë se janë ndeshur me radhë të gjatë për tu furnizuar. Përpos vështirësive në furnizim, çmimi ka pësuar rritje. Tregtarët pohojnë se çmimet e bananeve luhaten në masa të vogla, për shkak të problematikave që ka vijueshmëria e furnizimit nga vendet e largëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por këtë herë çmimi është rritur në një ditë me një vlerë të lartë. Tregtarët pohojnë se, arsyeja këtë herë lidhet me problematikën që që krijoi sasia e drogës që u kap e kamufluar në banane. Grositët nën presionin e kontrolleve të policisë, kanë limituar furnizimin e pakicave e për pasojë kanë ndikuar në rritjen e çmimit të frutit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë.

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të importuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia. /Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?