“Një njeri s’mund të jetë gjithë jetën kriminel”, avokati i Edmond Begos: Ja problemet e ligjit anti-KCK

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”,u debatua për ligjin anti-KCK.

Avokati i Edmond Begos deklaroi se ka një problem në ligj, pasi shkel të drejtat e njeriut. Sipas avokatit, një njeri që ka kryer një vepër penale në një kohë të caktuar, nuk mund të jetojë gjithmonë me atë njollë.

Avokati Ardian Leka u shpreh se në këtë ligj problem është edhe fakti se Policia e Shtetit merr të gjitha kompetencat, përpara Prokurorisë e Gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabian Topollaj: Problemi më i madh është se të drejtën e iniciativës e ka policia. I bie që policia bëheshka gjykatë, prokurori. Policia nuk merr masa. Është Prokuroria e Gjykata, ata të cilat vendosin në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati Ardian Leka: E ka Prokuroria. E ka. Kur ti ke pasurinë e vendosur të dyshimtë, vihet në filtër.

Fabian Topollaj:  T’ia vijnë edhe shokëve të Lulzim Berishës.

Avokati Ardian Leka: Në varësi të veprës penale për të cilën dënohesh, prsh dënohesh për falsifikim, pas një farë kohe ti ke rehabilitim. Ka edhe me afate 5-vjecare dhe me 10-vjecare. Kjo është një shkelje e të drejtës e njeriut. I bie që edhe pas 20 viteve ky njeri na qenka kriminel. Se kështu i bie që të marrim edhe persona të dënuar për vjedhje në kohën e Enver Hoshës.

Ky ligj i jep kompetenca policisë që të skuestrojë pasaportën etj. Këto i merr vetëm gjykata. Prek diçka kaq të shenjtë, sa duhet ta vendosë gjykata.  Tjetër gjë prsh i sekuestrohet prona Lulzim Berishës, por ja del gjykata e thotë e ke pasurinë të ligjshme. Atëherë i bie që atij duhet t’i kthehen paratë. Ministri me këtë ligj del kryesori. Ky ligj ka paradoks, sepse i bie që Prokurori i Përgjithshëm të japë llogari para ministrit të Brendshëm, në kohën që Prokurori i Përgjithshëm është aty për të vendosur në burg edhe ministra, edhe zyrtarë të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?