Një për një me emra dhe foto, si dështoi dialogu i Ramës me FRESSH-istat
Ditën e djeshme kreu i qeverisë, Edi Rama ngulmoi për një përballje mes tij dhe studentëve që protestojnë prej 8 ditësh.
Takimi u realizua në një emision televiziv, por në fakt ashtu siç u pa nga syri i teleshikuesve, ky takim ishte nje dështim.
Pothuajse të gjithë të pranishmit që ishin përballë Ramës, ishin mbështetës të Ps-së dhe të oragnizatës FRESSH.
Lidhja e tyre me forumet dhe përfaqësues politikë të PS-së bëhej edhe më e qartë përmes fotove, që po vetë të deklaruarit student kishin publikuar në rrjetet e tyre sociale.
Disa prej pjesëmarrësve madje pranuan se ishin pjesë e FRESSH, mirëpo sipas tyre kjo nuk i ndalonte që të ishin pjesë e emisionit.
Edhe pse takimi zgjati më shumë se tre orë, asgjë e re nuk u tha dhe për këtë arsye, studentët kanë vendosur të mos e ndalojnë revoltën e tyre deri në miratimin e 8 pikave të panegociueshme.
1. Përfaqësues i FRESSH-it në qytetin e Shkodrës:

2. Erald Kocllari, foto coveri në Facebook FRESSH-in

3. Megi Gjikaj, pjesë e Rilindjes

4. Xhesika Muzhaj, e lumtur te PS-ja

5. Joana Metaj, kryetare e FRESSH në qytetin e Kuçovës

6, Anis Çemeri, freshisht në Lushnje dhe foto me ministrin Blendi Klosi

7. Elvina Mellara, pjesë e strukturave të PS-së së Tepelenës

8. Klevis Hysi, foto me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

9-Ermal Gjici, nipi i Safet Gjicit, ish-kandidatit të PS-së për Bashkinë e Kamzës, dhe njëherësh ish-deputet i Kukësit.

10. Elsa Koçi, fshin Facebook-un pak minuta para emisionit

11. Gloria Resuli, pjesë e klubuit të juristëve të FRESSH

12. Ariel Lamaj, foto me Edi Ramën dhe Lindita Nikollën

13. Marjano Prifti, e pranoi vetë në studio se ishte koordinator i FRESSH

14. Shpëtim Hala, shpërndan çdo postim të kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla

15. Marjo Hysenlliu, pedagog në një universitet privat. Pas daljes së lajmit për të tha se ishte aty për shqetësimin që kishte për doktoraturat

16. Anxhela Bakiasi, pjesë e strukturave të FRESSH

17. Dy mjekët specializantë që bëjnë rolin e studentit

18. Studente e Ekonomisë, foto me Erion Veliajn

KOHA JONË SONDAZH

