Nje person është vrarë me silenciator në Bllok

Nje person vritet ne Ish-Bllok ne darke vone. Personi i vrarë është Ajet Zeqaj nga Qesarati i Tepelenës.

35-vjecari Ajet Zeqaj kishte vetëm 20 ditë që ishte kthyer nga Franca në Tiranë. Burime policore thanë se autori ka qenë i vetëm dhe i maskuar me kapele. Ai e ka pritur ish-efektivin e policisë rrugore sa ka dalë nga një lokal bastesh dhe rreth 5 metra larg, e ka qëlluar një herë me pistoletë, pa rënë fare në sy.
Kushëriri i Ajet Zeqajt, 25-vjeçari i cili ishte me viktimën në momentin e ngjarjes, është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat si dëmshmitar okular. Ndërkohë policia gjeti armën e zjarrit me silenciator, në vendin e krimit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-bllokut mes rrugicave prapa pallatit të Piceri Erës dhe mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara do munden të zbardhin identitetin e autorit.

SHKARKO APP