Një person kërcënon policinë me armë, RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Kamëz

Një person ka kërcënuar me armë Policinë e Kamzës. Bëhet me dije se bëhet fjalë për R. K. i cili dyshohet të jetë ekstremist.

Ditën e sotme policia ka shkuar që ta marrë për shkak se gjykata kishte caktuar shoqërimin e detyrueshëm, por ai ka dalë me armë duke kundërshtuar.

Mësohet se personi në fjalë ndiqet penalisht pasi refuzon që të çojë fëmijët në arsimin e detyrueshëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën Ushington në qytetin e Kamzës. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë të cilët po tentojnë që ta kapin. Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Njoftimi nga Policia e Kamzës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

SHKARKO APP