“Një person u mor peng në Don Bosko”, telefonata e qytetarit ngre në këmbë policinë
Një person ka telefonuar në sallën operative të policisë së Tiranës, duke dhënë alarmin se një person është rrëmbyer.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi që ka sinjalizuar policinë në telefon ka denoncuar faktin se ngjarja ka ndodhur në Don Bosko, në kryeqytet, shkruan BW.
Deri më tani nuk dihen detaje për ngjarjen në fjalë, si dhe fakti nëse kemi të bëjmë me telefonatë të rreme apo jo, por policia është duke u marrë me ngjarjen në fjalë.
KOHA JONË SONDAZH

