Një polic i çmendur vret tre persona për vendparkim

 

Tre anëtarë të një familjeje dhe një person i katërt janë gjetur të vrarë një ditë më parë në Kaserta të Italisë. Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të ketë qenë një zënkë për një vend parkimi.

Autori i dyshuar është fqinji i tyre, polici Luciano Pezzella, i cili u vetëdorëzua në komisariat. "Kam bërë një kasaphanë. Kam vrarë fqinjët e mi", ishin fjalët e tij në momentin e dorëzimit.

Sipas policisë italiane, Pezzella ka dalë nga shtëpia dhe ka filluar të grindet me fqinjët, të cilët ishin pronarë të një dyqani fruta-perimesh, për një furgon që sipas tij nuk ishte parkuar aty ku duhej.

 

Më pas, ai është ngjitur në shtëpi, ka marrë armën dhe më pas i ka qëlluar fqinjët. Viktimat ishin burri, gruaja dhe djali ityre 31-vjeçar. Vetëm e fejuara e këtij të fundit ka mundur të shpëtojë, pasi ka qenë në katin tjetër.

 

Më pas, Pezzella ka dalë nga godina dhe ka qëlluar mbi një person të rastësishëm, i cili ishte afruar në dyqan për të blerë. Më pas, i plagosuri humbi jetën në spital për shkak të plagëve të rënda, raporton "Corriere.it".

SHKARKO APP