Një prekje shqiptare në zemër të Gjermanisë! Hapet kafeneja “Joi” nga dy të rinj shqiptarë në Ellwangen

OIiada Kurti dhe Juxhens Llubani, dy të rinj shqiptarë, kanë hapur së fundmi kafenenë “Joi” në rrugën Marienstraße në qytetin Ellwangen të Gjermanisë. Lokali ndodhet në hapësirën ku më parë funksiononte kafeneja “ars vivendi”.

Kafeneja “Joi” ofron një përzgjedhje ëmbëlsirash të përgatitura me kujdes dhe shije, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për banorët e zonës dhe vizitorët. Ambienti është i kuruar me shumë stil, me motive shqiptare, ndërsa emri dhe koncepti pasqyrojnë frymën e re që po sjellin të rinjtë shqiptarë në diasporë.

Me këtë nismë, Oliada dhe Juxhensi tregojnë shembullin e një sipërmarrjeje të suksesshme, duke kontribuar në jetën sociale dhe kulturore të qytetit dhe duke e bërë krenar komunitetin shqiptar në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?