“Një provokator i dehur – Leart Vasili gris posterat natën dhe bën viktimën”

Ditën e sotme aktori Laert Vasili pretendon se është dhunuar fizikisht nga disa aktorë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përmendur veçanërisht regjisorin e njohur Robert Budina.

idhur me këtë situatë ka reaguar edhe regjisori Kastriot Çipi, duke ironizuar aktorin Laert Vasili i thotë se ka më shumë shanse ta mbështesin edhe ndërkombëtarët nëse hiqet si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual.

“Idea nuk ishte e keqe. Fundja, dikush, që pas rrahjes është bërë ministër, mund të ketë aq mirëkuptim, sa të të bëjë drejtor teatri në Durrës. Por realizimi le shumë për të dëshiruar… Proteza ortopedike përdoret për thyerje qafe, jo për ngulje thonjsh… Dëgjo këshillën time: ke më shumë shanse nëse hiqesh si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual. Të mbrojnë edhe ndërkombëtarët”, shkruan Çipi.

Në videon e publikuar prej tij, aktorët ankohen se Vasili ka grisur posterat, ndërsa Vasili e mohon këtë, ndërsa i drejtohet Budinës duke thënë se “nuk ua kam borxh këtë që po më bëjnë”, ndërsa Budina shprehet se “kemi dy vjet këtu…”.

Regjisori Budina i kontaktuar me telefon nga “Panorama” tha se nuk preferon të komentojë mbi rastin, duke mos e mohuar atë çka ka ndodhur.

Pjesë nga debati:

Aktorët: A mund të na thuash pse e grise kartelën

Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndërr

Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë

Laert Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.

Robert Budina: Ti e ke grisur atë?

Laert Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën

Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë.

SHKARKO APP