Një punonjës pozitiv me Covid, Ambasada shqiptare në Romë pezullon punën ditën e nesërme

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka njoftuar mbylljen e përkohshme, pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit, puna do të ngrijë përkohësisht deri në dezinfektimin e të gjitha mjediseve dhe marrjen e rezultateve të tamponëve.

Mësohet se pozitiv ka rezultuar një punonjës i stafit teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë punonjësit e Ambasadës kanë bërë testimin e shpejtë dhe kanë dalë negativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ambasada ka lajmëruar se ditën e nesërme do të njoftohet për një rifillim të shërbimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?