“Një ‘replikë’ me popullin tim!”, “shpërthen” gazetari: Është aq hipokrit dhe pa karakter sa thotë…

Gazetari, Denis Dyrnjaja përmes një postimi në rrjetet sociale ka ‘replikuar’ me qytetarët të cilët sipas tij e kanë një qëndrimi që ka mbajtur lidhur me memorialit të atyre që Turqia i cilëson si dëshmorë në atë që është konsideruar si grusht shteti të Korrikut 2016-të.

Me një gjuhë deri diku të ashpër, Dyrnjaja në këtë ‘replikë’ kujton 600 vitet e fundit që sipas tij, përjshtuar epokën e Gjergj Kastriotit, Shqipëria ka qenë gjatë gjithë kohës e pushtuar dhe se shqiptarët i kanë pranuar regjimet, duke shtuar se edhe heshtja e mos reagimi i bën bashkëfajtorë.

Më tej gazetari shprehet se nuk është vetëm faji i pushtetarëve që ndërmarrin akte të tilla, por edhe i shqiptarëve që bëjnë sehir duke iu referuar edhe kohës së diktatorit Hoxha i cili sipas tij, në çdo kohë dhe vendim që merrte pavarësisht të gjithave duartrokitej nga populli.

“A s’ishte ky popull hipokrit që mbajti Enver Hoxhën me gjithë kastën e tij në kurriz duke e brohoritur e duartrokitur herë kur na servirte jugosllavët si miq e pastaj i anatemonim si armiq, pastaj brohorisnim rusët si miq dhe pastaj i demaskuam si armiq, pastaj kinezët dhe ndërkohë që dekadat kalonin, paradoksi kishte arritur kulmin kur ky popull brohoriste dhe duartrokiste derisa duart i bëheshin gjak, Enver Hoxhën me shpurën e tij”, shkruan Dyrnjaja.

Reagimi i plotë:

Një “replikë” me popullin tim!

Turravrapët u yshtën me arsenalin fyes ndaj një mendimi që unë shpreha referuar në tërësi qasjes që kemi ne ndaj miteve, ngjarjeve dhe figurave të huaja duke iu dhënë atyre shpesh një status special përmes akteve shtetërore e duke treguar në një mënyrë ose në një tjetër, se jemi popull pa karakter, servil dhe hipokrit. Bëhej fjalë për një qëndrim ndaj Memorialit të atyre që Turqia i cilëson si dëshmorë në atë që është konsideruar si grusht shteti të Korrikut 2016-të dhe që Shqipëria dhe shqiptarët s’kanë pse të jenë pjesë për asnjë rrethanë. Të gjithë këta sedralinjve që mendojnë se gjithnjë faji është i qeveritarëve për aktet dhe vendimet e marra, duhet t’iu kujtoj se së pari populli është ai që i zgjedh, madje i duartroket dhe i mbështet qeveritë dhe udhëheqësit e tij. Ky popull qëndroi i shtypur për 500 vjen nën thundrën otomane dhe u konvertua dhe asimilua më shumë se çdo popull tjetër në Ballkan dhe në Europë po se po. Të pushtuar ishin edhe të tjerët, por nuk tradhtuan më shumë se ne vendin e tyre, duke flirtuar me pushtuesin për çifligje e ofiqe. 500 vjet na mbajtën turqit dhe ne mburremi me kryengritës e çeta kaçakës sporadik se po luftonin tuqit, përjashtuar periudhën e Skënderbeut që realisht bëri dhe shkroi histori karakteri dhe dinjiteti. A s’ishte ky popull hipokrit që mbajti Enver Hoxhën me gjithë kastën e tij në kurriz duke e brohoritur e duartrokitur herë kur na servirte jugosllavët si miq e pastaj i anatemonim si armiq, pastaj brohorisnim rusët si miq dhe pastaj i demaskuam si armiq, pastaj kinezët dhe ndërkohë që dekadat kalonin, paradoksi kishte arritur kulmin kur ky popull brohoriste dhe duartrokiste derisa duart i bëheshin gjak, Enver Hoxhën me shpurën e tij. Madje po të ishte ende gjallë Enver Hoxha rrezik Shqipëria do vijonte të ishte “vend fanar ndriçues për socializmin kudo në botë”, falë servilizmit të këtij populli, ndërsa ishim të zhytur në mjerim e me mungesë të lirive më bazike njerëzore. Kjo thjeshtë për faktin se ishim një popull pa karakter që nuk ngriheshim dot ta rrëzonim atë që na futi të gjithëve në një burg 28 mijë metrash katrorë dhe na hidhte kothere buke e ne e duartrokisnim dhe brohorisnim. Spiunonim njëri-tjetrin dhe i trillonim akuza njëri-tjetrit për llogari të pushtetit si askush tjetër në bllokun e vendeve komuniste. Historia e trashëguar e marrëzisë së hipokrizisë dhe nënshtrimit ndaj idhullit udhëheqës vijoi dhe vijon si reminishencë e së shkuarës edhe me Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Pra ky popull është aq hipokrit dhe pa karakter sa thotë çfarë faji kemi ne kur vendimet i merr politika dhe qeveria. Po ti o popull për çfarë je për të bërë sehir, llogje në Facebook, për të bërë sikur ke sedër kur kanë më shumë se 600 vjet që të nëpërkëmbin, të pushtojnë, të shesin, të keqqeverisin, të nëpërkëmbin dhe ti rri e sheh teatrin e pështirë që të tjerët luajnë nën emrin tënd. Po ti çfarë bën përveç sehirit?!. Ndaj të gjithë sedërlinjve që iu prek dinjiteti i ftoj mos bëj llak llak duke sharë qeveritë se vetë ata i zgjedhin dhe brohorasin politikanët që i udhëheqin. Ata janë produkt i servilizmit të këtij populli, sikurse ishte Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu e të tjerët që pasuan. Le të bëhemi më shumë realist e të kuptojmë e pranojmë se dhe heshtja e mosveprimi është servilizëm, hipokrizi dhe mungesë karakteri.

SHKARKO APP