Një shpjegim për “arrogancën” e Ramës me Greqinë
Nga Mero Baze/Shqipëria dhe Greqia po zhyten në spiralen e patetizmit dhe nervozizmit të ndërsjelltë, për shkak të nevojës që kanë ish përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, për tu faktorizuar përmes problemeve sociale të një pjese të elektoratit të tyre. Një grup banorësh të Himarës, që kanë probleme me planin e ri urbanistik të qytetit, kanë angazhuar Athinën zyrtare, në një betejë nervangritëse ndaj qeverisë shqiptare, duke “urdhëruar” autoritet shqiptare, se çfarë duhet të bëjnë në Himarë.
Kjo ka sjellë nga ana tjetër një përgjigje po aq provokative dhe nervangritëse nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka devijuar debatin nga plani urbansitik i Himarës tek plani urbanistik i Akropolit. Biles ka premtuar se do të vazhdoj debatin me ta ditën e enjte në Kuvend.
Por a janë këto arsye për të pasur tension mes dy vendeve?
Mes Shqipërisë dhe Greqisë ka probleme të rënda të historisë, të cilat gradualisht po tejkalohen dhe gjatë këtyre 25 viteve sitauta është normalizuar. Mes dy vendeve ka një Traktat të Miqësisë dhe një bashkjetesë normale mes dy popujve në Greqi dhe Shqipëri. Probelmi i gencodit mbi popullsinë çame, problemi i shkollimit të ndërsjelltë të grekëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Greqi në gjuhën amtare, çështjet e proanve të ndërsjellta të qytetarëve mes dy vendeve, çështja formale e ligjit të luftës me Shqipërinë, si dhe roli që Shqipëria ka luajtuar si urë kalimi për komunistët grek të ndihmuar nga Moska në vitin 1949 në Gramoz, janë çështje që realisht trazojnë vazhdimisht raprotet mes dy vendeve.
Por debati i javës së fundit nuk ka lidhje me këto tema realisht të forta në raportet mes dy vendeve, por me një banalitet të dikujt, në Minsitrinë e Jashtme të Greqisë, që ka vënë bast ti ngrej nervat Tiranës, për një problem administrativ puro shqiptar, që nuk ka asnjë prpavijë etnike apo antigreke sic është zbatimi i një plani urbanisitik. Bile disa nga personazhet e këtij grupimi që po ankohet në Athinë për prishjet në Himarë, deri disa vite më parë kanë fituar vota si “antigrek” në Himarë.
Pra zanafilla e këtij debati është elektorale dhe ka të bëj me segmente të veçanta në Ministrinë e Jashtme të Greqisë që kanë në patronazh PBDNJ në Shqipëri, të cilës duan ti japin një dorë me shpresë se do rifutet në Kuvend. Ndërsa deri më 2010 mekanizmi kryesor elektoral në Shqipëri ishin vizat greke dhe pensionet, tashmë me përçarjet brenda faktorit grek në Shqipëri dhe largimin e figurave të rëndësishme intelektuale që ka pas ajo parti, çështja e futjes së tyre në Kuvend, është çështje pazari. Ata duhet ti fus ose PS ose PD. Herën e fudnit i ka futur Partia Socialiste.
Me sa duket PBDNj po përgatiet të hyj në koalicion me Berishën dhe ka nevojë të prodhoj një vatër tensioni për vota në Hiamrë.
Nga ana tjetër Athina zyrtare është angazhuar me qejf në këtë histori, për shkak të afërsisë që Partia Socialsite ka krijuar me Partinë e komunitetit çam në Shqipëri, dhe mundësinë që të dal me ta në zgjedhje si aleatë.
Kaq është e gjitha.
I ghithë tensioni, patetizmi, nervozizmi, karshillëku dhe beteja me historinë, në fakt ka të bëj me shpresën nga Athina se do kemi një deputetë të PBDNj në Kuvend, dhe frikën po nga Athina, se mos do kemi deputët të shtuar të partisë që përfaqëson çamët në Shqipëri.
Dhe karshillëku i Ramës është po aq elektoral. Ai ka hyrë në betejë si publicist dhe jo si politikan, pasi vet çështja që i kanë hapur ata si debat, nuk e pengojnë atë, të thotë çfarë të doj. Problem do të ishte nëse Rama do diskutonte me Greqinë realisht për problemet që kemi mes dy vendeve, për litarin jashtë që ka lënë Berisha me varreza dhe histori të munguara reciprociteti. Për shkak të origjinës së tij nga Bregu, familjes ortodokse dhe mungesës së komplekseve ndaj Greqisë, ai natyrisht është shumë herë më dinjitoz në këto raporte se sa Berisha që i djegur “nga qulli” i viteve 90, i frynte dhe Kosit në vitet 2000 me Greqinë. Rama e di se po diskuton me Greqinë, për problemet që kemi ne brenda vendit, për raportet tona elektorale, për pazare depuetësh dhe presione kolacionesh, dhe jo për raportet shtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai e shikon këtë përfshirje të Greqisë si një çështje klientelizmi të dikujt që mer rrogën në Athinë vetëm për PBDNJ në Shqipëri. Dhe po u përgjigjet me arrogancë. Sikur po flet me Vangjel Dulen Nikollaq Nerënxin! TEMA
KOHA JONË SONDAZH

