Një tjetër gjyqtare kalon Vetting-un
Gjyqtarja e Apelit në Vlorë, Brikena Ukperaj Lubonja, e ka kaluar Vetting-un dhe është rikonfirmuar në detyrë. Vendimi sapo u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Edhe për këtë gjyqtare komisioni kishte bërë një hetim të thelluar përfshi të tre komponentet, pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale.
Në seancën dëgjimore të 22 qershorit, relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI kishte paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk kishte fshehur pasurinë dhe nuk kishte bërë deklarim të rremë.
Në adresë të gjyqtares kishin ardhur dhe 12 denoncime nga qytetarët, por relatorja e çështjes tha se denoncimet ishin shqyrtuar dhe pasi ishin verifikuar ishte arritur ne konkluzionin se ishin ankimime që i përkisnin gjykatave.
Trupa gjykuese përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja. Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
KOHA JONË SONDAZH

