Një tjetër godine në Qytetin Studenti i vendoset shiriti i sigurisë

Një tjetër godinë në Qytetin Studenti ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Bëhet fjalë për godinën e djemve numër 22-23, të cilës i është vendosur perimetri i sigurisë.

Ndërkohë janë 3 godina të cilat janë planifikuar për tu shembur, pasi janë klasifikuara si të pabanuara.

Dje u shemb godina 15 ku banojnë familjarë. Në ditët në vijim, pritet që të prishen godinat 18 dhe 19.

Ndërkaq Zyra e Menaxhimit ka publikuar një bilanc për dëmet e post tërmet, ku bëhet më dije se deri më tani janë prishur 39 objekte, 27 janë shembur me eksploziv në Durrës, 10 objekte të tjera në Thumanë dhe dy në Krujë.

SHKARKO APP