Një tjetër hapësirë publike i kthehet qytetarëve (FOTO)
Bashkia e Tiranës u ka rikthyer qytetarëve të Tiranës një tjetër hapësirë publike. Bëhet fjalë për një shesh në zonën e Kinostudios, i cili ishte zaptuar dhe ishte kthyer në një treg automjetesh të vjetra, duke iu mohuar qytetarëve mundësinë për tu çlodhur dhe për të kaluar kohën e lirë. Menjëherë pas kësaj Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. ka nisur projektimin dhe sistemimin e zonës për ta kthyer atë në një kënd çlodhës dhe argëtimi. Nisma e Bashkisë së Tiranës për çlirimin e hapësirave të zaptuara dhe vënien në funksion të tyre për qytetarët është fokusuar jo vetëm në qendër, por edhe në periferi të kryeqytetit.
KOHA JONË SONDAZH

