Një tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit Volvo 4

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik,  të goditur në operacionin VOL – VO, në tetor 2018.

Në pranga ka rënë shtetasi në kërkim E.Gj. 32 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Shpërdorim detyre”  ” Grup i strukturuar kriminal ” ” Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal” ” Fallsifikim i dokumentave” ” Fallsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve” ,” Shpërdorim i tokës”  parashikuar nga nenet 248, 333/a, 334, 186, 190 dhe 199 të Kodit Penal.

Materialet proçedurale iu kaluan Prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme hetimore. Po kështu në një tjetër operacion u arrestua shtetasi E.( A.) M. 31 vjeç, banues në Krujë.   Kapja e tij u bë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me FNSH Shkodër.  “Gjykata e Shkallës Parë  Kurbin, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje me armë” parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal, pasi dyshohet se me datë 20.04.2018, nën kërcënimin dhe përdorimin e armës së zjarrit, i ka vjedhur mjetin shtetasit A.N” thotë policia. /Ora News

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?