Një tjetër murale i shtohet fasadave të pallateve në Tiranë, ja simbolika që përcjell
Imazhi i një femre e cila mban një buqetë në dorë, kjo duke i’a dhuruar shqiptarëve, është një tjetër murale që zbukuron fasadën e një pallati në kryeqytet.
Vepra e piktorit Gera nga Greqi vjen pas një bisede të ndjerë që artisti ka zhvilluar me një emigrante shqiptare në Greqi, e cila për shumë kohë nuk ka mundur të kthehet në vendlindje.
Pikërisht imazhi që artisti ka ruajtur nga ky takim tashmë qëndron në fasadën e një pallati, si për kujtuar çdo ditë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Gjatë javëve të fundit, një sërë imazhesh janë pikturuar në fasadat e pallateve në kryeqytet, duke krijuar një kolanë muralesh që i kanë dhënë jetë dhe ngjyra Tiranës.
Mural Fest organizohet nga Dekor Tirana dhe kurohet nga Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi. Në përfundim të këtij projekti do të realizohen 10 murale. Kjo është muralja e 5-të në proces. Festivali do të zgjasë deri më 30 shtator 2021.