Një tjetër pallat i dëmtuar në Bulqizë, banorët duhet të largohen

Një tjetër pallat në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës pritet të evakuohet pas tërmetit që ra së fundmi. Tetë familjet dhe bizneset që janë në katin e parë të pallatit katërkatësh kanë marrë njoftimin për t’u larguar dhe sistemuar në një vend tjetër pasi po trajtohen me bonus qiraje.

Sot Policia Bashkiake në bashkëpunim me atë të Rendit u ka kërkuar banorëve të lënë banesat, në të kundërt do të nxirren forcërisht. Menjëherë pas mbledhjes së djeshme me zv. Kryeministren Balluku, kryetari i Bashkisë Bulqizës ka urdhëruar largimin e tyre si masë nga tërmetet e ditëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?