Një urim që nuk i gëzohem dot..

Nga Ylli Manjani
Miq, shokë, të afërm, musliman e të krishterë më kanë uruar: Gëzuar Kurbanin e Bajramit!
I falenderoj të gjithë për urimin! Respekt për të gjithë ju që besoni në zot! Por, kurbani nuk më pëlqen fare! Nuk arrij të jem i gëzuar me kurban! Ju kërkoj ndjesë, por nuk mundem!
Kurban do të thotë humbje jete. Kafshët e gjora theren që të fryjnë bulçite me mish dhe të përlyejnë buzët e mjekrat me yndyrë njerëzit e babëzitur, të cilët i shërbejnë fundit të tyre të shpejtë duke ngrënë kafshërisht!
Pra as jeta e kafshës e as ngrënësit të saj nuk shpëtojnë! Atëhere pse gjith ky gjak?! Duket si “sebep” për të nxjerre mllef. Mllef i njerëzve që i shfryhet padrejtësisht kafshës së gjorë…
Me falni shumë, po këto lloj ngjarjesh me bazë makabre me bëjnë vegjetarian.
Edhe njëherë respekt për ju që besoni! Faleminderit që më uroni, por nuk festoj e as gëzohem dot…
Kjo është dhe arësyeja pse nuk uroj dot askënd për kësi eventesh…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?