Një ushtarak shqiptar i përgjigjet Jankulovskës

 

Deklaratat e ish-Ministres së Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankulovska se shqiptarët duhen shfarosur një herë e më parë kanë ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik shqiptar. Reagimi i fundit ka ardhur nga ushtaraku shqiptar, Dritan Demiraj, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se shqiptarët janë kombi më i fuqishëm në Ballkan dhe se sllavët nuk kanë fuqi që t’i ndalojnë.

“Te nderuar miq! Sot opozita maqedone publikoi nje video ne te cilen “fshatarja qorre” Jankullovskja deklaron se “shqipetaret duhen shfarosur”. A e di mire kjo fshatarja e Kercoves se Shqiptaret me shume se kurre sot jane Kombi me i forte ne Ballkan, jane Kombi me Amerikandashes ne Bote dhe me luftarak kur i duhet te perballet me armiqte e saj. Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska “apo Neperka Vrasese” qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda. Ju siguroj te nderuar bashkekombas se Shqiperia ka aq shume djeme trima dhe luftetare sa as maqedonasit, serbet, por as Ruset, Putinet, Lavrovet dhe zagaret e tyre nuk ka force qe t’i trembe dhe mposhte. Ata jane te gatshem ta mbrojne cdo pellembe te territorit te tyre dhe nese politikuajte e tyre nuk duan ose frigohen ne te pese vendet ku jetojne Shqiptaret.” shkruan Demiraj

SHKARKO APP