Një vajzë nga Shqipëria troket në dyert e Policisë së Kosovës: Më dhunuan seksualisht

Një vajzë nga Shqipëria ka një denoncim të rëndë në Policinë e Kosovës dhe pretendon se është dhunuar seksualisht nga një person, në një shtëpi të pabanuar.

Ajo tha në polici se personi që ka abuzuar me të ishte nga Shqipëria, i cili mësohet se është shpallur në kërkim nga Policia.

“Sipas policisë së Kosovës “viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është dërguar te mjeku për ekzaminim. I dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.

SHKARKO APP