Një vit nga protestat studentore, Muka: Kanë prodhuar një “kartë supermarketi”

Ka kaluar një vit nga protestat studentore. Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka i ftuar në Rtv Ora thotë e vetmja gjë që ka ndryshuar gjatë kësaj kohe për studentët është pajisja me kartën e studentit.

“Kanë prodhuar një kartë si ato të supermarketeve. Ke kartë për të bërë testin e shtatzanisë. Jemi i vetmi vend në botë që kartën e studentit e prodhon bashkia e Tiranës. Futen të gjithë si në kohën e munizmit. Nuk ka rëndësi ku studion, ti merr të dhënat Lali Eri dhe ti përpunon për të kërkuar vota, për të bërë fushata apo marrë fonde të caktuara”, tha Muka.

SHKARKO APP