Një vit nga vrasja e Ilria Sulës, autori del në gjyq: Ajo ishte e zemëruar me mua për…

Një zhvillim i ri ka ndodhur në procesin gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, ku i akuzuari Mark Antony Samson ka dhënë dëshmi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Rome. 24-vjeçari pranoi se nuk arrin të shpjegojë plotësisht veprimet e tij në momentin e krimit.

”Nuk mund ta shpjegoj çfarë më ndodhi. Ishte sikur një perde më kishte bllokuar sytë, nuk mbaj mend sa herë e godita, por padyshim më shumë se dy herë”,-deklaroi ai para trupit gjykues. Ngjarja ndodhi më 23 mars 2025 në apartamentin e Samsonit në Romë, ku Ilaria u godit për vdekje me thikë. I akuzuari pranoi gjithashtu se në dëshmitë e mëparshme nuk kishte thënë gjithmonë të vërtetën, duke pohuar se kishte tentuar të mbronte nënën e tij, e cila më herët ishte përfshirë në hetim dhe është dënuar për fshehje kufome.

Nëna e Ilarisë u detyrua të largohej për disa minuta nga salla për shkak të gjendjes së rënduar. ”Këto janë ditë shumë të vështira. Të dëgjosh këto gjëra dhe të rikujtosh momentet e fundit të jetës së vajzës sime është tepër e dhimbshme”,-u shpreh ajo. Babai i 22-vjeçares theksoi se familja nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi: “Nuk po kërkoj hakmarrje, vetëm drejtësi. Dhe drejtësia do të thotë burgim i përjetshëm,” deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?