Një vit pa ujë, protestojnë banorët e Peshtanit

Banorët e fshatit Peshtan në Fier kanë dalë sot në një protestë dhe shkak për këtë është bërë mosfurnizimi me ujë të pijshëm i tyre prej më shumë se një viti.

Të prekur nga ky problem janë më shumë se 2 mijë banorë të cilët nuk kanë ujë dhe detyrohen që të mbushin ujin që konsumojnë çdo ditë në një burim që është rreth 2 kilometër larg fshatit.

Furnizimi me ujë është problematik dhe mungon totalisht jo vetëm në çezmat e konsumatorëve, por edhe në godinën e shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas banorëve, shkak i mungesës së ujit të pijshëm është djegia e një pompe që sjell ujin në fshat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?