Njëjtë si në kohën e pandemisë, boshatiset nga mjetet aksi Pogradec-Qafë Thanë

Njëjtë si në kohën e pandemisë, është boshatisur aksi Pogradec-Qafë Thanë, një nga rrugët që ka ngarkesën më të madhe pasi lidh Korçën me Tiranën.

Lëvizja e mjeteve është me gishtat e dorës, kjo pasi bllokimi i rrugës ka bërë që mjetet të gjejnë alternativa të tjera lëvizjeje ose të mos lëvizin fare.

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?