“Njerëzit i marrin ushqimet me listë”, biznesi i vogël në Fier në këmbë kundër skemës së TVSH

Përfaqësues të bizneseve të vogla kanë zhvilluar një protestë para prefekturës së Fierit, pasi kundërshtojnë skemën e vendosjes së TVSH për biznesin e vogël. Me pankarta në duar ata kanë thënë se futja e TVSH për bizneset me mbi 20 milionë leke xhiro do të thotë mjerim dhe falimentim.

“Kemi bërë gabim që mbështetëm me votë këtë qeveri. Tek ne shumica e njerëzve i marrin ushqimet me listë dhe na kanë çuar zero. Nuk e përballojmë skemën e TVSH”- shprehen tregtaret.

Në mbështetje të protestuesve ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Dega Fier, njëherësh deputet i kësaj force politike Luan Baci.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I bëjmë thirrje shqiptareve të reagojnë pasi biznesi nuk e përballon dot në këtë forme. Qeveria synon mbylljen e biznesit të vogël. Mos u trembni dhe kërkoni të drejtat tuaja për t’i thënë stop kësaj takse”- tha deputeti i PD.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Fier, biznesi i vogël proteston kundër TVSh-së

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?