Njeriu ”narkoman” i dy pushteteve
Nga: Baki Dervishi
Kur përmendim dy pushtete, menjëherë na vjen në ndërmend pushteti vendor dhe ai lokal, por në këto momente nuk jemi në një situatë të ngjashme me këtë. Bëhet fjalë për një qeveri të komanduar nga dy pushtete mjaft të ulëta për nga niveli por mjaft të rëndësishme për qëllimin e qeverisë.
Pushteti i krimit dhe i drogës.
Është fare e lehtë ta kuptosh, këto dy pushtete komandojnë këtë qeveri. Mjafton të analizosh një tender çfarëdo apo një koncension dhe do të vësh re fare lehtë se këtu kemi të bëjmë me një krim, në rastin aktual abuzim (vjedhje) me paratë e taksapaguesëve (pra, paratë tona, qytetarëve). Është fare e lehtë ta kuptosh se sa thellë është futur ky krim në çdo sektor institucional që shkel qeveria, mjafton të analizosh një vrasje, një padi e bërë në prokurori apo një ”presion” ndaj ndonjë drejtori sa për fasadë, e pas kamerave përgëzohet për mbështetjen e tij ndaj njerëzve që i duhen qeverisë, pra njerëzve të inkriminuar.
Pushteti i dytë është ai i drogës.
Në këtë të fundit është e kotë të tejzgjatem sepse kemi plot shembuj konkretë. Nē grupin parlamentar të “Rilindjes” (2013) mbi 40% e deputetëve kishin lidhje me drogën, apo ngarkesat që kapeshin nga vëndet fqinje, të cilat i faturoheshin bujqëve që punonin nga halli për interes të atyre të cilët mendojnë se nuk ka për t’i zënë ndonjëherë halli. Sot ndoshta ata thuajse kanë “hequr dorë” nga ai sektor por vazhdojnë të përdoren nën presion nga Edi Rama.
Në pamje te parë një qytetar mund të mendojë:”Po ne pse duhet ta vrasim mendjen për këtë fenomen”. Unë mendoj se duhet ta vrasim, madje shumë më shumë sa ç’mund të mendojë qytetari. Kjo drogë që prodhohet dhe shitet nga ky grupim njerëzish ku shkon? Kush e konsumon? Kujt i faturohet? Kjo drogë shkon në duart e fëmijëve tanë, të cilët nga papjekuria bien pre e saj dhe bëhën konsumatorë. Niset nga qejfi e përfundon tek halli! Mos kini merak të vetmit që e vuajmë këtë fenomen jemi ne qytetarët, sepse ne na vihet njolla e zezë. Shqipërisë si shtet, e jo ndonjë deputeti që ka gisht në këtë drogë por shqiptarëve, duke i vështirësuar rrugën e anëtarësimit në familjen e madhe Europë, ose duke i hequr mundësinë e nderin një qytetari të respektohet, siç i ka hije nëpër vendet e BE-së dhe jo të njolloset e të etiketohet si njeri që vjen nga vendi i krimit dhe drogës.
Edi Rama për mendimin tim mund të ishte një kryeministër shumë i mirë në Meksikë, në Kolumbi apo në Ekuador por jo në Shqipëri.
Letër e dërguar në redaksi
KOHA JONË SONDAZH

