Njeriu që mund të bënte “zap” Shqipërinë, si e arriti përsosmërinë në vendin e tij?

Ishte pjesë e reformave etike të Lee Kuan Yew, njeriut që e shndërroi Singaporin në një prej “Tigrave” të Azisë. Ai, i cili nuk rron më pas ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, përveçse e ringjalli ekonomikisht vendin e tij, duke e shndërruar madje dhe në një nga qendrat tregtare botërore, e revolucionarizoi Singaporin dhe në rrafshin e etikës publike.

Yew, i njohur si njeri sqimtar e i përkorë, imponoi një set rregullash ndër të cilat ishte ndalimi i çamçakëzit. Kjo për shkak se njollat mbeteshin në asfalt dhe nuk pastroheshin dot plotësisht.

Dhe ky ndalim, i ndërmarrë që nga viti 1992, ka mbetur si një nga aspektet më të njohura të jetës në Singapor, së bashku me ndalimin e grafiteve, kalimit të rrugës në vende jo të caktuara në bazë të shenjave, ndalimit të të pështyrit, shfryrjes së hundësve dhe padyshim urinimi në vende publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Singapori u bë i pavarur në vitin 1995, ishte një vend i vogël me pak burime. Yew pastaj u bë kryeministër dhe bëri një plan për ta bërë vendin oazin e parë midis vendeve të botës së tretë. Dhe e bëri realitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me politikë dhe planifikim të suksesshëm, Singapori tejkaloi shpejt vendet e zhvilluara në aspektin e pastërtisë së tyre, të peizazhit dhe transportit efikas. Yew u përpoq për përsosmëri në çdo gjë dhe rezultati ishte mahnitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?