Njësi e re speciale policore, Rama: Do ta quajmë “Jonada”
Në mbledhjen me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama, njoftoi krijimin e një njësie të re brenda radhëve të Policisë së Shtetit, e cila do quhet “Jonada”.
Kjo njësi do të bëjë monitorimin me dron, por edhe nga uji dhe toka të plazheve të Shqipërisë, duke nisur nga vera e vitit të ardhshëm, për të bërë të mundur shmangien e tragjedive.
“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara. Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë”, tha Rama.