Njihen në Facebook, 33 vjeçari e përdhunon në afërsi të kthesës së Kamzës

Një 33 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kryer  marrdhënie seksuale kundra dëshirës së saj me një 29 vjeçare. Ngjarja është shënuar më 5 janar 2017 në afërsi të kthesës së Kamzës ndërkohë që denoncimi në polici është bërë më 12 janar në komisariatin e policisë nr 3.

“Shtetasja T. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallzuar se shtetasi:

– G. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë,  në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 05.01.2017, ka kryer marrdhënie seksuale, me këtë shtetase kundra dëshirës së saj. Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?