Njihen në Facebook, djemtë përdhunojnë në grup 17­-vjeçaren

Një 17-vjeçare u mbajt peng dhe u dhunua seksualisht nga dy persona, njëri prej të cilëve u arrestua e tjetri është në kërkim.

Ngjarja ndodhi pasi adoleshentja me inicialet G.A. kishte dalë fshehtas nga shtëpia, pas mesnate, për të takuar mikun që kishte njohur në rrjetin social, por ra pre e tyre.

Policia bën me dije se 38-­vjeçari Eduarto Hoxha, nga fshati Mbyet i Fierit, së bashku me një shok të vetin 22­-vjeçar, po nga Fieri, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe më pas përdhunuar në grup të miturën. Dy djemtë e akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur në bashkëpunim, F.B., 22 vjeç, banor i lagjes “16 Prilli” të qytetit Fier dhe Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier, mësohet se e kanë marrë vajzën duke e larguar nga qendra e qytetit për në periferi.

Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja ka nisur prej disa javësh, kur e mitura luante e flirtonte me 38-vjeçarin në Facebook. Ata janë njohur në rrjetin social dhe shtatë ditë më parë, më 14 gusht, kanë lënë vendtakimin në Fier për t’u takuar. Në kushtet kur familjarët nuk e lejonin të dilte pa kontroll vajzën e tyre, kjo ka pritur sa ata i ka zënë gjumi për t’i dalë në takim 38-­vjeçarit. Rreth orës 01:15 ajo e ka takuar afër shtëpisë së saj.

Kur ka dalë, sipas rrëfimit të vajzës, në makinë e priste 38-vjeçari dhe 22­-vjeçari. Që të dy e kanë marrë më pas e kanë çuar të miturën në një vend të izoluar ku e kanë mbajtur dhe përdhunuar përgjatë gjithë natës. Në mëngjes prindërit nuk e kanë gjetur në shtëpi të bijën dhe kur ajo është kthyer, ata e kanë detyruar të tregojë se ku kishte qenë. Kjo bëri që dy prindërit t’i drejtohen policisë së Fierit për të bërë kallëzim, ndërsa më pas vajza ka treguar ngjarjen.

Ajo ka thënë se dy meshkujt, pasi e kishin rrëmbyer, kanë kryer seks në grup me vajzën pa dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Fier për veprat penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14­-18 vjeç”, e kryer në bashkëpunim dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. Policia ka arrestuar 38­ vjeçarin Hoxha, i martuar dhe me fëmijë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe djali 22-vjeçar që është larguar në drejtim të paditur.

SHKARKO APP