Njihuni me burrin që ka pajtuar mbi 1000 gjaqe: Duhet mençuri dhe maturi
Ali Januzi nga fshati Pasomë i Vushtrrisë, qysh në moshë të re i është bashkuar grupit të pajtimit të gjaqeve.
Qysh nga ajo kohë, ai ka pajtuar më shumë se 1000 familje në rrethinën e Vushtrrisë dhe më gjerë.
63 vjeçari shprehet se pajtimi i gjaqeve është një mision që përveç mençurisë kërkon edhe maturi.
Ai tregon se është bërë pjesë e grupit të pajtimit të gjaqeve që në fillim të viteve ’90 dhe ka qenë në grupin e Vushtrisë.
Sipas të moshuarit, për të pajtuar gjaqet duhet pasur ide, por edhe shumë iniciativë.
Aliu shprehet për RTV Dukagjini:
Sa i përket pajtimeve të gjaqeve, qysh në vitet e ‘90-ta, kur ka filluar aksioni për pajtimin e gjaqeve, unë kam qenë në atë lëvizje. Kuptohet në krye të atyre pajtimeve gjithmonë ka qenë profesori Anton Çetta.
Unë kam marrë pjesë me grupin e Vushtrrisë, sepse edhe në këtë komunë ka pasur probleme të ngjashme si në gjithë Kosovën… Për të pajtuar duhet pasur gjithmonë ide, por edhe iniciativë.
Kur e di që në fshatin apo lokalitetin tënd ka probleme të tilla secili mund të merr një hap për të provuar pajtimin e dy gjaqeve”.
Sipas Januzit, moment i faljes ndërmjet dy familjeve, është akti më i lartë dhe ndjenja më e mirë. Ai tregoi edhe për rrugëtimin e vështirë që ka pasur si pajtues gjaqes.
Januzi bën me dije se në ato vite ka qenë një aksion gjithë popullor ku i gjithë populli ka marrë pjesë dhe ku i gjithë populli ka dhënë kontributin e vet.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/463550524211827/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

