Njihuni me nënë Hatixhenë që dhuroi pensionin për familjet në nevojë

Nismës më të re të Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjysh e një gjyshe!” i është bashkuar një zonjë e moshuar 83-vjeçare e cila preferon të dhurojë pensionin e saj në ndihmë të pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video të Mom Hatixhes, në të cilën shkruan se, sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar gjestin e të moshuarës dhe duke bërë thirrje që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë.

“Sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm. #adoptonjegjyshe ?? ⁣

Mom Hatixhja ?, 83 vjeç, nga Farka, iu bashkua qindra bizneseve dhe individëve, të cilët po ndihmojnë të moshuarit dhe familjet në nevojë. ?? ⁣
Të BASHKUAR do ia dalim! Ju dua të gjithëve me ❤!”, shkruan Veliaj në Instagram.

Kryebashkiaku Veliaj u kërkoi të gjithë atyre që marrin leje për të dalë në fashën e orarit të përcaktuar tashmë, të ndihmojë pensionistët apo familjet në nevojë që jetojnë pranë tyre.

Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë është 08000888.

SHKARKO APP