Njoftim i Këshillave Studentorë: Nesër marshim para parlamentit

Studentët do të marshojnë nesër para parlamentit për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre. Në një njoftim të Këshillave Studentorë thuhet se në mëngjes studentët do të mblidhen në Universitetet përkatëse ndërsa në orën 9 do të nis marshimi drejt Kuvendit për të qenë aty në orën 10 kur nis edhe seanca plenare. ”Njoftohet se nesër datë 13/12 do të bëhet mbledhja në çdo Universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në njoftimin e Këshillave Studentorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?