Njoftim i rëndësishëm mbi udhëtimet nga Shqipëria drejt vendit fqinj: Mund të lëvizin normalisht vetëm qytetarët që…

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se qytetarët që duan të lëvizin nga sot në drejtim të Malit të Zi mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinj nëse kanë përgjigjen e tamponit.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm në javët në vijim deri në një urdhër të dytë. Kujtojmë që autoritetet e Policisë Malazeze vendosën më herët se deri më 23 nëntor do të lejoheshin të hynin drejt Malit të Zi vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune dhe ato që kalonin tranzit në këtë territor.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

SHKARKO APP