Njoftimi “i çuditshëm” i deputetit demokrat për të dënuarit jashtë: Kthehuni në atdhe

Duke marrë shkas nga rrjedhjet e ngjarjeve politike që pasoi publikimi i një audio-përgjimi të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, deri në konferencën e pak minutave më parë të këtij të fundit, deputeti demokrat Myslim Murrizi ironizon duke bërë një njoftim të padëgjuar më parë, duke i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të dënuar jashtë vendit që të kthehen në vendin e tyre, pasi siç thotë ai, këtu nuk i gjen asgjë.

Për më shumë lexoni “Njoftimin” e deputetit të PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi të bërë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Reagimi i Myslim Murrizit

Swiss Digital Desktop Reklama

“ NJOFTIM”

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftohen të gjithë të dënuarit në Itali, Francë, Gjermani, e kudo jashtë Shqipërisë, se është vendosur një LINJË AVIONI nga RINASI pa pagesë, për t’u vetë-dorëzuar.

Këtu nuk do të kapet më asnjëri, për çfarëdolloj dënimi që mund të keni marrë jashtë ATDHEUT.

Biletën VAJTJE-ARDHJE mund të tërhiqni tek ERMALI.

Bileta është falas, se e paguan “PASHAI”!

Pas kësaj, dënohen me burg çdo qytetar Shqiptar që përmend më ROPT E SHTËPISË SË QEVERISË.

Prokuroria ka marrë urdhër të prerë o “VLLA”.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi sapo ka hipur në avion “Pashai”!

Është i vlefshëm derisa të khehet “Pashai” nga burgu “VULLNETAR”!

Ky turp me kujtoi skeçin e CEKËS kur e shoqja me vajzën dhe dhëndrrin po e çonin të bënte burgun në vitin 1997, kur nuk e pranonte roja i burgut (ndjesë pastë Met Bega).

Punë ditësh do të vijë përsëri në Atdhe “pashai” se nuk do ta pranojë “roja” i burgut italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?