Njoftimi i rëndësishëm për aksin Rradhimë-Vlorë! Deri në orën 23:00, nuk do të kaloni dot nga ky kah

Policia Rrugore Vlorë ka njoftuar se për arsye të zhvillimit të një aktiviteti, sot prej orës 19:00 deri më 23:00, aksi rrugor Rradhimë-Shkolla e Marinës do të funksionojë vetëm me një kahë drejtimi për lëvizjen e mjeteve.

I përdorshëm do të jetë kahu i djathtë i rrugës Rradhimë-Vlorë, kurse kahu tjetër i këtij aksi do të përdoret për parkime.

Drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë nga Vlora drejtim Rradhimës, luten të përdorin aksin rrugor të Lungomares.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim e çdo drejtuesi mjeti për zbatimin e këtij sensi rrugor të përcaktuar për mbrëmjen e sotme, në mënyrë që të shmanget trafiku rrugor i rënduar ose bllokuar.

 

SHKARKO APP